Miresevini ne Azilin Joshua Center

Historiku i Azilit Joshua

Fondacioni Joshua Center i ka fillimet e tij qe ne Mars te vitit 1999, kohe kjo kur filluan te vinin refugjatet kosovare te luftes, ne menyre masive ne Shqiperi. Fondacioni ne ate kohe u mor me trajtimin e kosovareve te traumatizuar nga lufta, kryesisht me grate kosovare te perdhunuara nga serbet, femijet e tyre,  dhe te semuret mendore. Grate linden femijet e tyre ne fondacionin tone dhe u trajtuan tre vjet per traumat qe pesuan dhe u kthyen te riabilituara ne Kosove. Ne ate kohe fondacioni funksiononte me fondet e UNHCR-se ne nje projekt te konsiderueshem, me nje Klinike ne Shqiperi dhe dy ne Kosove (Gjakove, Drenice/Skenderaj). Per drejtimin e specializuar te ketyre Klinikave si ne Shqiperi dhe Kosove, nen drejtimin e Fondacionit Joshua u formuam ekipe multidisiplinare nga Shqiperia, Franca, Danimarka, Gjermania, Anglia, Amerika, Zvicra etj.

Gjate kesaj periudhe u trajtuan  rreth  30,000 kosovare te luftes dhe per kete deshmojne referencat e Qeverise se Kosoves, UNHCR (United Nations High Commissioner for Refugees), UNMIK (United Nations Mission in Kosovo),  dhe shume organizata te tjera nderkombetare qe operonin ne Shqiperi dhe Kosove ne adrese te Fondacionit Joshua.

Me mbarimin e luftes dhe qetesimin e situates ne Kosove, UNHCR ne shenje falenderimi dhe mirenjohje ia dhuroi Klinikes Joshua Center te gjitha pajisjet dhe infrastrukturen qe u ngrit me fondet e UNHCR-se.

Keshtu, me largimin e kosovareve te fundit, Klinika Joshua Center ndryshoi dhe fokusin e saj dhe u kthye ne Azilin Joshua Center, dhe qe prej asaj kohe merret me Trajtimin dhe Rehabilitimin e te Moshuarve me semundje si Alzheimer, Parkinson, Paraliza, te Semureve Mendore Jo-Agresive si dhe kujdeset per te Moshuarit e Vetmuar  qe i kane femijet ne emigracion.

Sot Azili Joshua eshte nje qender per te moshuarit unike dhe e specializuar ne trajtimin dhe rehabilitimin e te semureve me semundjen e Alzheimer dhe Problemeve te Tjera Psikotike.

Ky eshte nje azil rezidencial qe ofron sherbim 24-oresh dhe keto sherbime konsitojne ne:

  1. akomodim,
  2. ushqim,
  3. sherbim mjekesor te specializuar,
  4. sherbim psiko-social,
  5. sherbim higjeno-sanitar
  6. ushqim shpirteror permes fjaleve se Zotit

Pra, qellimi i Azilit Joshua eshte rehabilitimi, trajtimi, perkujdesja dhe  te jetuarit me dinjitet te kategorive te larpermendura te personave/pacienteve.

Qendra e te Moshuarve Joshua eshte mbeshtetur ne vite nga kishat dhe fondacionet humanitare te vendeve te ndryshme te botes si ato te: Danimarkes, Frances, Hollandes, Zvicres, Shqiperise, etj. Mbeshtetja e tyre ka konsistuar ne konsulence te specializuar per trajtimin e ketyre kategorive te pacienteve, ne medikamente, ushqime, veshmbathje, pajisje mjeksore dhe motorike per fondacionin, dhe ndonjehere edhe fonde financiare ne forme donacionesh.

Gjithashtu, Azili jone ka ne perberje te saj edhe kishen “Joshua”, kishe kjo Anetare e Vellazerise Ungjillore Shqiptare (VUSH) e cila ofron sherbimin e saj shpirteror nepermejt sherbeses, kengeve te adhurimit, lutjeve, etj.

Azili i te Moshuarve Joshua ben trajtime terapeutike dhe organizon aktivitete te ndryshme sociale dhe ne ne grup si: terapi grupi me muzike, ne natyre, lojera, organizim dhe festim te ditelindjeve dhe festave te ndryshme gjate vitit, ekskursioneve te ndryshme kryesisht gjate stines se veres, etj.

STAFI I AZILIT TE TE MOSHUARVE JOSHUA CENTER

Perbehet nga: Drejtori Ekzekutiv, Mjeke, Infermiere, Sanitare, Ekonomiste, Kuzhiniere, Punonjes Sociale, etj.

Ne kujdesemi per te semuret me te gjitha format, ne menyre qe ata te jetojne nje jete sa me dinjitoze.

Fondacioni jone eshte jo-fitimprures, jo-politik dhe u sherbejme pacienteve pa dalllim feje, krahine, race, kombesie, etj.

Fondacioni eshte miratuar me Vendimin e Regjistrimin si Person Juridik me Nr, Vendimi 166, date 11.01.05 nga Gjykata e Shkalles se Pare, Tirane, me  Licence nr.1215, date 21.06.2007, nga Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, dhe me nr. NIPT-i K51428013Q, nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve.

Gjate gjithe ketyre viteve, Fondacioni ka pasur marredhenie te mira me pacientet, te afermit e tyre, si edhe me personat e trete, shqiptare apo te huaj.

Drejtuese Ekzekutive & Doktore Psikiatre

Dr. Majlinda Treska

Pamje nga nje aktivitet festiv ne Azilin Joshua
error: Content is protected !!