Dr. Majlinda Treska, ka lindur me 20/05/1956 ne Tirane dhe eshte banuese ne Tirane. Ka perfunduar Fakultetin e Mjekesise te Pergjithshme me rezultate te mira. Ka punuar si Mjeke Patologe ne Urgjencen e Lagjes Nr.1 Tirane. Ne vitin 1990 ka bere Specializim ne Spitalin e Neuro – Psikiatrise per nje periudhe 4 vjecare duke marre edhe Titullin Doktore Psikiatre.
Nga viti 1994 deri ne vitin 1999 ka punuar ne Kliniken Gjermane De‘ Ignis ne Tirane ku u specializua per EKG, kontroll me Ekografi Abdominale, Specializim Laboratori, etj,.
Ne Mars te vitit 1999 angazhohet ne pritjen e Kosovareve te Traumatizuar nga Lufta. Ne Qershor te vitit 1999 hapet Fondacioni dhe Klinika Joshua Center ne Tirane per trajtimin dhe riabilitimin e Kosovareve te Traumatizuar te Luftes.
Me inisiativen e saj dhe te stafit u hapen edhe dy Klinika ne Kosove, nje ne Gjakove dhe nje ne Drenice, ku ju sherbye me shume se 30,000 mije kosovareve, me personelin e drejtuar prej saj dhe stafit te Fondacionit. Nga 2005 e ne vazhdim i sherben te moshuarve ne Azilin Joshua Center.